Trumpi fiton zgjedhjet e para të 2024-s

Donald Trump ka fituar thellë në Iowa, duke vulosur statusin e kandidatit kryesor të Republikanëve për zgjedhjet e 2024-s për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas triumfit në këtë shtet, Trumpi ka vlerësuar fitoren duke u thënë mbështetësve se “dëshiron t’i rregullojë problemet e botës”.

Iowa ka qenë shteti i parë në të cilin Republikanët zgjodhën kandidatin për president për zgjedhjet e fundvitit.

Ish-presidenti Trump konsiderohet kandidati kryesor nga Republikanët përballë Demokratëve që sërish pritet të udhëhiqen nga presidenti aktual, Joe Biden.

Zgjedhjet e ardhshme mbahen në nëntor.