U përqafua me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, Hoti pyetet për deklaratën e Trumpit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë përqafuar në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, Aleksandar Vuçiq, në një tubim elektoral në Pennsylvani të shtunën, kishte deklaruar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishin përqafuar në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë ishin përqafuar, raporton lajmi.net.

Mirëpo, vetë protagonisti i kësaj deklarate, kryeministri Avdullah Hoti, nuk ka pranuar që t’i komentojë këto deklarata të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e presidentit amerikan”, është përgjigjur shkurt Hoti, pasi u pyet në lidhje me deklaratat e Trumpit.