U puth me balerinën në buzë, Megi Pojani tregon si reagoi babai i saj

Puthja mes Megi Pojanit dhe partneres së saj, Lorit, në “Dancing With The Stars” ishte një nga skenat më të komentuara në ekran këtë sezon.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Megi foli për eksperiencën në “DWTS”, ndërsa moderatoren e pyetën se si reaguan prindërit për puthjen skenike që ajo shkëmbeu me balerinën.

Me një përgjigje të zgjeruar, Megi tregoi se babai i saj “e kupton artin”:

“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati…”

Por sipas Pojanit, ai e thotë gjithmonë: “Ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha”.