Ukraina refuzon kërkesën e Rusisë për ta dorëzuar Mariupolin

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, Ukraina ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisë për të hequr dorë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, duke thënë se “nuk ka vend për dorëzim”.

Sipas propozimit të Rusisë, civilët do të lejohen të largohen nëse mbrojtësit e qytetit do të dorëzojnë armët.

Rreth 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar atje me furnizimet që po mbarojnë dhe ndihmat nuk lejohen të hyjnë.