Ukraina thotë se ka vrarë gjeneralin e katërt rus

Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë gjeneralin e katërt rus.

Anton Gerashchenko, një këshilltar në ministrinë e brendshme të Kievit, pohoi në Telegram se forcat ukrainase vranë gjeneralmajorin rus Oleg Mityaev gjatë luftimeve intensive në periferi të qytetit juglindor të Mariupol.

Moska ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Gereshchenko ka shkruar se Mityaev ishte komandanti i divizionit të pushkëve të motorizuara dhe postoi një foto të asaj që ai tha se ishte oficeri i vdekur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy raportoi gjithashtu vdekjen e një gjenerali tjetër rus gjatë fjalimit të tij të mbajtur gjatë natës, por nuk e përmendi emrin e tij.

Rusia besohet të ketë rreth 20 gjeneralmajorë në Ukrainë që udhëheqin pushtimin.