Unitedi i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve me fitoren ndaj Watfordit

Manchester United e ka mposhtur Watfordin 3-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier. Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol të cilën e realizoi Bruno Fernandes nga penalltia në minutën e 42-të.

45 minutëshi i dytë ishte përsëri në dorë të Djajve të Kuq, të cilët arritën të shënonin edhe dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 58-të, atëherë kur Anthony Martial e paraboloi portierin e mysafirëve për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Mason Greenwood (75’) shënoi golin e tretë për Unitedin me një asistim të Bruno Fernandes, e që doli të ishte i fundit për këtë sfidë.

Pas javës së 27-të, Manchester United është ngritur në pozitën e pestë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të do të kenë punë me Evertonin. /Telegrafi/GazetaStop/