Universiteti i Prishtinës hap dyert për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës ka hapur dyert për pranimin e studentëve të rinj.

Kjo u bë e ditur nga Këshillat Studentore të fakulteteve.

Sipas njoftimit afati për aplikim do të jetë nga data 21 shtator deri më 30.09.2020.

Pranimi i dokumenteve do të bëhet çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Kandidatët me rastin e aplikimit duhet ti kenë këto dokumente:

a) Ekstraktin e lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj;

b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë);

c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë);

d) Kopjen e letërnjoftimit;

e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu

f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë;

g) Dëshminë mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit-Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASH nga Administrata Qendrore e UP-së.