Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.
Në njërën nga pikat e aktgjykimit, Gjykata kontatoi se votimi për kryetarin e kuvendit duhet të kthehet në proces të votimit të hapur.
Po ashtu, Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët që të propozohet kandidati për kryetar të kuvendit dhe se i njëjti kandidat mund të propozohet deri në tri herë.
‘‘TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë’’, thuhet në njërën pikë të Gjykatës.