Vala me probleme, konsumatorët nuk mund të blejnë pakot me internet dhe minuta

Operatori mobil Vala mëngjesin e së premtes është duke u përballur me probleme teknike, pasi konsumatorët e saj, nuk mund t’i blejnë pakot e tyre të internetit dhe minutave shkruan Gazeta Stop.

Sipas zyrtarëve të Valas, kanë një problem teknik, por ata nuk kanë mundur të japin afate kohore se kur do të tejkalohet kjo.