Vazhdon të bjerë numri i të hospitalizarve me COVID-19

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po vazhdon të të bjerë numri i rasteve me Sars-Cov-2.

Sipas raportit të ShSKUK-së, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

“Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë. 11 prej tyre në gjendje të rënduar, 176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 193 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 91 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 45 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive. Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë, 26 prej tyre në gjendje të rënduar, 295 të konfirmuar pozitivë, 258 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 54 pacientë, Spitali i Gjakovës, 60 pacientë, Spitali i Pejës, 87 pacientë, Spitali i Gjilanit, 51 pacientë, Spitali i Ferizajt, 44 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë”, thuhet në njoftim.