Vdes 70-vjeçari nga Gjilani si pasojë e koronavirusit

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me Covid-19 në Kosovë. Bëhet fjalë për një person të moshës 70- vjeçare nga rajoni i Gjilanit.

Lajmin për vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar për Express, kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Humb betejen me #COVID19 edhe një qyetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejen për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19”, ka deklaruar ai.

E ky është viktima e dytë Brenda pak orëve I cili ndërroi jetë si pacojë e infektimit me Covid-19.

Pak orë më parë, në Pejë si i dyshuar se ishte i prekur me koronavirus, ka vdekur edhe një person I moshës 32-vjecare. I ndjeri sipas mjekëve të spitalit të Pejës, ishte i diagnostikuar me Covid-19. Por që ishte në pritje të testit.

Ndryshe, ne 24 orët e fundit ne vend u shenuan 7 viktima si dhe  237 raste të reja me Covid-19.