Vdes aktorja Leze Qena

Shuhet ikona e aktrimit kosovare, Leze Qena. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, mëngjesin e sotëm.

Ajo ishte pjesë marrëse në shumë filma, seriale vendore dhe përtej saj.

Për shumë vite ka luajtur rolin e gjyshes në serialin “Familja Moderne”.

Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”. Lezja ndërroi jetë vetëm pak minuta më parë në Mjekimin intenziv – QKUK.