Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.
Zdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për Portalin Dukagjini se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.
“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar.