Vdes një 20-vjeçar pas rënies së vinçit në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime pasi një kran është shembur një vinç afër rrugës A në Prishtinë.

Një person rreth 20-vjeçar ka vdekur në vend, ndërsa një tjetër është lënduar pas rënies së vinçit në një vendpunishte në Prishtinë të martën, kanë konfirmuar për KOHËN nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në kryeqytet. 

Sipas tyre, i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.