Vdes një 29-vjeçar në Prishtinë, u gjet i shtrirë në rrugë

Një 29 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë sot në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull , 29 vjeç.”

Sipas Ahmetit, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.