Vdes një këmbësore, pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj -Prishtinë

Sot ( e mërkure) rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur.

Policia ka njoftuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.