Vdes regjisorja Vjosa Berisha


Regjisorja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në Instagram.

Berisha ka bërë të ditur se regjisorja ka ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.

Familjet Berisha dhe Istrefi