Vdes vëllai i deputetit Hajdar Beqa

Vëllai i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti Beqa në rrjete sociale Facebook.

Postimi:

Të nderuar, familjar, miq dhe dashamir!

Me pikëllim të thellë, ju njoftoj që sot pas një sëmundje të shkurtër në moshën 49 vjeçare ndërroi jetë vëllau jonë Hasan Beqa.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datën 08.08.2023 në ora 15:00 në fshatin Molliq.

Mirupafshim Vëlla.

Të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi🙏🏾