Vdes zëvendësministri i Bujqësisë Nehat Ramadani nga COVID-19

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga Gjilani, Nehat Ramadani, ka ndërruar jetë sonte në moshën 56-vjeçare. 

Ramadani ishte i prekur me COVID-19 dhe ishte shtruar në spital tash e një muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa.

“Nehati na la! Ndër njerëzit më profesionist e guximtar që kam takuar ndonjëherë! Lamtumirë mik!”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.