Vdesin dy persona mga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe dy viktima të COVID-19, raporton Gazeta Stop.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID)”, thuhet në njoftimine IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.