Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton “Tuttomercatoweb” sot.

Muriqi javën e kaluar ka finalizuar transferimin te Lazio nga Fenerbahçe. Por aventura e re nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, shkruan sajti italian, pasi Muriqi ka rezultuar i infektuar me virus.