Vëllai i Mërgim Berishës rrëfen si nisi konflikti: Vesa e Big Brother e quajti bastard babën tonë

Familjarët e futbollistit Mërgim Berisha kanë dhënë versionin e tyre lidhur me deklaratat që ish e dashura e tij, Vesa Vllasalihu i bëri disa ditë para se të futej në Big Brother Vip Kosova.

Duke folur për ish- lidhjen e saj, Vesa kishte deklaruar se si shoqja e saj e ngushtë ia ka marrë të dashurin.

Lidhur me këto deklarata ka folur vëllai i Mërgimin, shkruan Gazeta Stop.

Besart Berisha ka treguar se si është “keqtrajtuar” vëllai i tij nga Vesa.

Sipas tij, Vesa ia ka ndaluara Mërgimit kontaktin me familjen e tij dhe ka treguar mos respekt ndaj prindërve të tij.

Madje ai thotë se vesa e ka quajtur bastard babain e tyre.

“Ajo ka dashtë Mergimit me ia ndërpre kontaktin me familje. Na me Mergimin s’kena fol në telefon. Vetëm nëse ka qellu ky vet dikun na ka thirr. Ose kur ajo ka qenë në Zvicër tek familja. Prindërit e Mergimit s’kan mujt me vizitu djalin kur ka qenë ajo aty”, ka thënë Besart Berisha për fol shqip.