Vetura përfshihet nga tymi në Prishtinë, krijohen kolona (Video)

Një veturë është përfshirë nga tymi në Rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” më saktësisht afër selisë së EULEX-it në Prishtinë. Siç shihet në disa pamje të publikuara vetura ka defekte.

Për shkak të kësaj ngjarje janë krijuar edhe kolona në atë pjesë të Prishtinës.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet se si intervenojnë shoferët e veturave të tjera për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.