Viktima e 11-të nga koronavirusi në Shqipëri

Në Shqipëri është shënuar viktima e 11-të nga koronavirusi, teksa është rritur për 11 numri i rasteve të të infektuarve.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, siç raportojnë mediat shqiptare, në Tiranë sot ka vdekur një 79-vjeçar. Ai ishte i shtrirë në spitalin infektiv qe 18 ditë, ndërsa së fundmi gjendja e tij ishte përmirësuar, por vdiq nga një infarkt kardiak.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë testuar 90 të dyshuar prej të cilëve 11 janë konfirmuar me Covid-19, duke e çuar totalin në 223.

Deri tash në Shqipëri janë testuar 1526 persona.

Numri i të shëruarve ka arritur në 44.