Vis Pupa eliminohet nga “Big Brother VIP 2″: Konkurrentët nuk ishin të vërtetë

Elvis Pupa u të martën nga “Big Brother VIP 2”, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Aktori i humorit, Elvis Pupa, hyri si konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm pak javë më parë. Rikthimi në ekran i artistit që tashmë jeton me familjen në Australi, u mirëprit nga publiku që ka pëlqyer humorin e tij kur ishte pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Në nominim përballë Deamishel, Qetsorit, Efit dhe Nitës, Elvisi ishte më pak i preferuari i publikut.

Në intervistën e parë në studion e “Big Brother”, Elvisi u shpreh se lojtarët nuk janë të vërtetë. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”.

“Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja pranë real. Aty, asnjë bisedë nuk ishte reale. 99 për qind e bisedave ishin jo reale. Aty vetëm ‘mirëmëngjes’ dhe ‘natën e mirë’ ishte e vërtetë”.