Vjehrra xheloze për nusen, 29-vjeçari tregon sherrin e të ëmës dhe të fejuarës për paratë në bankë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur Siketi, një djalë 29-vjeç i cili ka treguar se është ndarë nga bashkëshortja për shkak të konflikteve që ajo ka me mamanë e tij. Problemet filluan pasi ai e mori të fejuarën në Kanada dhe mesa duket nëna e tij filloi të ndihej xheloze për nusen.

Siketi: Para tre vitesh kam filluar një histori me një vajzë dhe na ka njohur nusja e kushëririt tim, djalit të dajës. Unë isha në Kanada ajo në Shqipëri. Në Gusht të 2018 nisem për në Shqipëri me miratimin e prindërve sepse normalisht prindërit ishin me mua në Kanada. Edha në Shqipëri, u njohëm, u takuam më pëlqeu, ishte e qetë, familja ishte shumë mirëpritëse dhe bëmë fejesën. Bëmë një festë tek shtëpia e asaj dhe më pas ata erdhën tek ne, më pas unë u nisa për në Kanada.

Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh jetoje ti në Kanada?

Siketi: Kur kam njohur Matildën, ishin dy vite sepse më përpara kam jetuar në Itali.

Ardit Gjebrea: Si vazhduan ngjarjet?

Siketi: Kur unë arrita në Kanada në Tetor të 2018 i thashë prindërve që duhet të bënim gjithçka që ishte e mundur që ta merrja, që të mos rrinim larg. Në fillim menduam se mund të vinte me një vizë pune, e tërhiqja unë. Bëmë aplikimet, u desh të mbyllnim një shumë parash në bankë si garanci për ambasadën kanadeze dhe aty lindi një keqkuptim i parë me mamin tim kundrejt Matildës.

Banka kishte mbyllur një 10 milionësh me një afat kohor dhe Matilda ishte e detyruar ta bënte sepse ajo ishte kontrata. Kurse mami donte që Lekët të bllokoheshin në bankë për një muaj sa të vinte përgjigjia e ambasadës kanadeze. Filluan keqkuptimet e para, inatet nga ana e mamit. Matilda ka qenë shumë pozitive për të ardhur tek familja jonë. Marrëdhënia filloi duke u përkeqësuar mes mamit kundrejt Matildës dhe familjes së saj.

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë qëndrimi mbaje?

Siketi: Unë isha konfuz, të paktën vitin e parë sepse nuk dija kujt t’i besoja. Isha 26 vjeç, tani jam 29. Matilda ishte 18 vjeç e pak muaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë raporti ke ti me mamanë?

Siketi: Djalë mamaje, kam qenë i lidhur gjithmonë me mamin.

Ardit Gjeberea: Dhe si vijoji më pas?

Siketi: Gjërat u përkeqësuan aq shumë saqë patëm një debat në Janar të 2019 shumë të fortë mes dy familjeve sepse familja e Matildës është një familje patriarkale, kanë disa parime. Kanë qejf t’i bëjnë gjërat sipas zakonit, siç është më e mira. Unë për ata nuk kam asnjë vërejtje deri më sot dhe nuk më kanë sjellë asnjë problem në lidhje me Matildën deri më sot.

Siketi tregon se babai i tij e ka mbështetur gjithmonë dhe nuk i ka sjellë kurrë probleme, ka ikur në Itali që në vitin 1992 dhe më pas ka marrë atë dhe të ëmën me vete. Ajo është shprehur se edhe para historisë me Matildën, ai ka prishur marrëdhëniet me një vajzë tjetër për shkak të xhelozisë së të ëmës.

Më tej Siketi ka treguar se kur erdhi momenti që Matilda të vinte në Kanada, babai i saj dëshironte që Siketi të vinte nga Kandaja dhe ta merrte vajzën që ajo të mos ikte e vetme. Por për shkak të shpenzimeve të tepërta, Siketi tha që menduan se zgjidhja më e mirë ishte që Matilda të shkonte vetëm në Kanada. Pasi ajo ia mbushi mendjen të atit, shkoi në Kanada dhe Siketi së bashku me babain e tij shkuan e pritën në aeroport, ndërsa e ëma nuk doli duke thënë se ka punë në shtëpi.

Siketi: Kur arritëm në shtëpi takimi mes mamit dhe Matildës ishte si i ftohtë. Kaluan disa ditë dhe filluan debatet e para, debate të kota për punët e shtëpisë. Matilda i thoshte pse më trajton kështu sepse unë kam ardhur tek ju. U agravuan gjërat sepse normalisht dhe unë nuk dita t’i mbaj nën kontroll, kështu që 90% të fajit e kam unë.

Siketi tregon se u agravuan gjërat dhe ai vetë nuk ishte në gjendje as të vazhdonte studimet për shkak të situatave, kaloi një periudhë depresioni dhe vendosën që e gjithë familja ta linte Kandanë dhe të ktheheshin sërish në Itali. Ndenjën 5 muaj në Itali dhe brenda këtyre muajve e ka dërguar Matildën dy herë në Shqipëri dhe e ka rimarrë sërish për shkak të zënkave dhe debateve. 

Ai ka shkuar e ka marrë sërish Matildën nga familja e saj dhe tregon se prindërit e saj i kanë dhënë mbi 4-5 herë mundësi dhe e kanë toleruar mjaft. /tvklan.al