Vjosa Osmani: UÇK-në po e dëmtojnë vet ata që po më kritikojnë se nuk e përmend në fjalime

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Prishtinë është bërë modë ta kritikojnë për fjalimet e saj dhe të pretendojnë se ajo nuk po e përmend fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë, Osmani shprehet se janë vetëm sulme që po bëhen ndaj saj, meqë ata të cilët e kritikojnë nuk ia dëgjojnë fare fjalimet, njofton Klan Kosova.

”Është bërë modë në Prishtinë që disa politikanë të më kritikojnë pa ma dëgjuar fjalimin”.

”Natyrisht në fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë kam folur për luftën e drejtë çlirimtare. Dhe luftën e drejtë çlirimtare dihet shumë mirë se kush e ka bërë, nuk kanë ardhë njerëz nga hëna, për ta bërë atë”.

”Por njerëz fare pa dëgjuar, njëjtë sikur fjalimet e mia në Kuvend kur unë flas qartë, flas për Jasharajt, sepse as nuk lodhen të më dëgjojnë, dhe pas pas pesë minutash del dikush dhe thotë ‚‘‘nuk e ke përmend‘‘ sepse më së lehti është të më sulmojnë”.

”Më së shumti po e dëmtojnë ata vet UÇK-në duke folur me një gjuhë të tillë”.