Xavi: Refuzova Brazilin për Barcelonën!

Brazili është fokusuar totalisht te Kupa e Botës, Katar 2022, por së fundmi është mësuar se Federata Braziliane e Futbollit në vitin 2021 ëhstë refuzuar nga trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ish-mesfushori u njoftua nga Federata Braziliane përpara se të prezantohej te Barcelona, por Xavi tregon se nuk kishte dyshime për vendimin e tij, duke thënë se, ai i lajmëroi menjëherë se ishte në pritje të kontratës me Barcelonën dhe se katalanasit ishin prioriteti i tij.

Ishte një ofertë krejtësisht e papritur, për mua ishte surprizuese sepse nuk e prisja kurrë. Kam folur me ta përmes agjentit tim. Kisha mundësinë të bashkohem me stafin e Tite-s dhe të punoja me ta, por prioriteti im ishte Barcelona, pasi doja rolin e trajnerit kryesor. Unë jam aty ku dua të jem, për mendimin tim në klubin më të mirë në botë, dhe ky klub është në zemrën time. Unë jam duke u përpjekur të përmirësoj situatën te Barcelona dhe të rikthehemi te trofetë”, tha spanjolli.