Xhavit Haliti

Xhavit Halitit i dorëzohet flamuri i UÇK-së në hapjen e fushatës së PDK-së në Prizren

Kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, me numër 14 në listën zgjedhore, i është dorëzuar flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë hapjes së fushatës zgjedhore të kësaj partie në Prizren.

Gjatë aktivitetit, flamuri i UÇK-së iu dorëzua Halitit si shenjë simbolike e kontributit të tij në luftën çlirimtare, duke qenë se ai është njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Video:
https://www.facebook.com/share/r/1FDrBDp5A3/?mibextid=wwXIfr

Ngjarja u shoqërua me duartrokitje dhe emocione nga të pranishmit, ndërsa momenti u vlerësua si nderim për rolin historik të ish-pjesëtarëve dhe themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.