Ylli shpallet kampion

Ylli pasi mundi Pejën në “Karagaq” me rezultat  67:70, është shpallur kampion Kosove në Supërligën e Basketbollit.

Është hera e parë në historinë e klubit suharekas që shpallet kampion në nivel vendi.

Peja e startoi mirë pjesën e parë, por si në ndeshjen e kaluar në Suharekë, u treguan me të dobët në pjesën e dytë.

Prezenca e AJ Walton, u dallua te loja e Pejës, por mbrojta e mirë e therandasve dhe gabimet e pejanëve, ia mundësuan Yllit fitoren.

Më së shumti pikë në ndeshje kishte Dardan Berisha me 21 pikë, mirëpo loja e shkëlqyer e Erjon Kastrati dhe Elyjah Clark ia mundësuan Yllit ngritjen e titullit kampion.

Çereku i katërt ishte më interesanti kur pasimet efikase të Yllit e ndihmuan t’a shkëpus rezultatin nga Peja.

Megjithatë Dardan Berisha dhe Beq Kovaqi ishin të saktë për tre pikë në minutat e fundit të çerekut të katërt, për ta barazuar rezultatin.

Por në fund fal gjuajtjeve të lira, Ylli kaloi në epërsi, pasi që  Walton nuk ishte i saktë për t’a afruar rezultatin në aksionin vendimtar për Pejën.

Vendimtarët e Yllit përfunduan lojën me 19 pikë 3 kërcime e 5 asistime për Elyjah Clark, dhe 16 pikë e 4 asistime për Erjon Kastrati.

Ky është titulli i parë i Yllit në Supërligën e Kosovës në Basketboll.