Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një takim me mërgatën në Londër kishte thënë se formimi i qeverisë së re “nuk është kollaj” për shkak se “atmosfera është intoksikuar” me xhelozi, inat dhe cinizëm, në vend të ideve dhe pasionit për punë.
Ymeri, duke folur në Debat Plus, tha se pajtohet me konstatimin e Kurtit për gjendjen e polarizuar të skenës politike dhe diskursit publik, por theksoi se vetë Kurti ka qenë ndër kontribuuesit kryesorë ndër vite në krijimin e këtij ambienti toksik.
“Çështje që duhet të diskutohet është kjo fjalia me të cilën pajtohem, që e tha që është intoksikuar për atmosferën. Që ka shumë toksicitet në diskutimin publik. Inati e xhelozi, tha nuk po flitet për punë. Dakord jam me këtë. Ne e kemi pas fushatën e 9 shkurtit në të cilën kemi pas herë mbytje të mizave, e herë gjuajtjeve të letrave, e herë shpallje të hajvanëve, e asnjë fjalë për pune program. Dhe kjo ka ardhur nga kryeministri Kurti. Dhe mendoj që nëse Kurti është i sinqertë në këtë kritikë që ia bën situatës dhe polarizimit të saj.
Do të kisha prit që e ndryshon qasjen, mirëpo këtë do ta shohim shpjet. Kur të fillon kjo vala e dytë e fushatës për balotazh. Në të cilën do ta shohim sjelljen e tij. Dikush që ka investuar shumë në polarizim e intoksikim të diskutimi publik është Kurti. I cili edhe pas ardhjes në pushtet ka investu edhe me shumë në këtë qasje të shpalljes së kundërshtarëve si armiq… dhe këtë kritikë që ia bëri Kurti sjelljes së vet, ta ketë sinqerisht dhe të mos ta ketë vetë sa për ta tejkaluar atë situatë, se duket se i kish pas disa pyetje që nuk i pëlqejnë”, ka thënë Ymeri.