Zbulohet prezantuesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”

Në mediat rozë së fundmi ka qarkulluar lajmi se së shpejti pritet të fillojë spektakli “Big Brother Vip Kosova”.

Ky spektakël vjen për herë të parë disa muaj pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”.

Që kur bë i ditur lajmi se “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë, interesimi se kush do të jetë prezantuesi apo prezantuesja i këtij edicioni, ishte jashtëzakonisht i madh.

Moderatori i njohur kosovar,  Alaudin Hamiti është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Pjesë e këtij spektakli pritet të jenë figura të shumta të njohura për vendin tonë.

Ky spektakël pritet të fillojë në vjeshtë dhe tashmë çdo gjë është finalizuar dhe së shpejti do të mund ta shihni në ekranet tuaja.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Hamiti.

“Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi mund ta konfirmoj se do të jemi bashkë në këtë super aventurë televizive këtë vjeshtë në ArtMotion&Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në “Big Brother VIP Kosova”, me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar. Numërimi prapa ka nisë! Krejt sytë n’to #bbvk”, ka shkruar Dini në profilin e tij në Facebook.