Zëdhënësi i KEK-ut jep detaje për zhurmat e dëgjuara mbrëmë në kryeqytet

Zhurmat e pazakonshme që u dëgjuan mbrëmë në kryeqytet kanë ndodhur si shkak i një defekti që ka ndodhur në njërin prej njësive në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK). Kështu ka konfiruar për Insajderi zëdhënësi i korporate, Skënder Bucolli.

Bucolli konfirmoi se janë ekipet gjegjëse janë duke punuar drejt eleminimit të këtij defekti.

“Nuk ka asgjë për shqetësim. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, njësia A4 është shkyç nga rrjeti dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion…”, tha Bucolli për Insajderin.

I pyetur nëse kjo dukuri ka ndodhur edhe më herët, Bucolli “kjo ka ndodhur disa herë”.