Zelensky kërkon aeroplanë nga NATO

Presidenti i Ukrainës Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë”, tha ai.

“Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi presidenti ukrainas.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte njërën nga to, atëherë shteti rus do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët e NATO-s.