Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 19.03.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale deri më 30.04.2020.

“Afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet deri më 30.04.2020, për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore”:

Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 30.04.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me Rimbursimet.

“Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor”.