Zjarr në lagjen Dardani, lëndohet një person dhe përfshihen nga flakët një kamion dhe tri vetura

Zjarri ka përfshirë një kamion e tri vetura në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku si pasojë një person është lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, një kamion është përfshirë nga zjarri.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.