Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka licencuar për tregtim të energjisë elektrike “Energy Kosova V.B” sh.p.k dhe “Management & Development Associates (MDA).
Kompania MDA menaxhohet nga vëllau i shefit të Kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Luan Dalipi.
Njoftimi i plotë i ZRRE-së:
KOMUNIKATË
Seanca VIII e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 10.07.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e tetë (VIII) për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionet për licencim të aktivitetit për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të “Energy Kosova V.B” sh.p.k dhe “Management & Development Associates” sh.p.k.
Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat e njëmbëdhjetë (11) subjekteve juridike dhe katërmbëdhjetë (14) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1282 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org