Zvicër – Kosovë: Dallim i madh në vlerën e skuadrave në treg

Sot luhet ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, ndeshje kjo e shumëpritur nga të gjithë.

Kombëtarja Dardane luan në udhëtim në Cyrih, ku megjithatë pritet të ketë një numër të madh tifozësh në përkrahje.

Të dyja skuadrat kanë kualitete të mëdha, me Zvicrën që ka bërë dukshëm më mirë viteve të fundit.

Edhe vlera në treg, sipas ‘Transfermarkt’ tregon se helvetikët janë më të vlefshëm. Por, kjo nuk do të thotë se Kosova nuk luan për fitore në këtë ndeshje.

Zvicra vlerësohet të ketë një vlerë prej 230.20 milionë eurove në treg, me Manuel Akanji si më i vlefshme, me 30 milionë euro.

Te kombëtarja Dardane, më i vlefshmi është Amir Rrahmani, lojtar i skuadrës së Napoli, i cili vlerësohet me 25 milionë euro.