Zvicrra dhe Gjermania do ta vazhdojnë mbështetjen për Kosovën në zhvillimin ekonomik

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka pritur në takim sot Ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt dhe Ambasadorin e Zvicrrës Jean-Hubert Lebet

Ministrja Hajdari i falënderoi ambasadorët Heldt dhe Lebet për mbështetjen e deritanishme të Gjermanisë dhe Zvicrës për Republikën e Kosovës, duke theksuar në veçanti ndihmat në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja po ashtu shprehi gatishmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin në projektet që janë duke u realizuar në sektorin e ujit dhe sektorët tjerë ekonomik dhe njoftojë ambasadorët me prioritetet e ministrisë që janë në të mirë të përbashkët për zhvillim ekonomik dhe integrim.

Ndërsa, ambasadorët Heldt dhe Lebet duke e uruar ministren Hajdari për pozitën, ofruan mbështetje për rritjen e bashkëpunimit dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta.