Zyba i përgjigjet Haradianjt që e quajti ”sekser”: Deklarata e tij e dëmshme dhe e pavërtetë

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba iu është përgjigjur deklaratave të kreut në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili në Rubikon të Klan Kosovës, e quajti atë ‘’sekser të votive për Presidenten’’.

I njëjti ka mohuar pretendimet që Haradinaj ka dhënë, duke i cilësuar këto deklarata të dëmshme dhe të pavërteta, njofton Klan Kosova.

”Përkundër këtij deklarimi përveç të pavërtetë dhe të pasaktë, njëherit të dëmshëm dhe i rrezikshëm, Ramush Haradinaj gëzon respektin tim për të kaluarën shumë të largët”.

”Por, fakti që ai ka përmend diçka mua më shqetëson nëse Ramush Haradinaj nuk i deponon dhe nuk është i gatshëm për çkado që ka dyshime, të dhëna që ka shqetësime për situatën që ka qenë lidhur me të apo subjektin e tij”.

”Unë i mohoj të gjitha ato të dhëna të tij, ato kanë qenë deklarime por të gjitha kanë qenë të pavlera dhe të pasakta”.

”Deklarata e tij është publike, e ndjejë për obligim me lutë dhe i kërku Haradinajt ndërsa organet përgjegjëse janë për t’i kërku format tjera të tij për deklaratën dhe çfarëdo të dhëne që ka ai”.