115 persona shërohen nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë konfirmuar edhe 226 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 115 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK-ja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.