11862 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 11,862 raste, nga fillimi i pandemisë numri total i të prekurve ka arritur në 158,934 persona.

Të shëruar janë 144,183 njerëz si dhe kanë vdekur 2,889 persona.

Për luftimin e pandemisë në vend kanë filluar të jepen edhe vaksinat kundër, deri tani janë administruar 1,066,947 doza.