Sot mot i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.