14 raste të reja me koronavirus

14 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë, ndërkaq nuk ka asnjë të vdekur.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 61 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.

MSH-ja ka thënë se deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.