14 të infektuar me COVID-19 po luftojnë për jetë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 56 pacientë të cilët janë të prekur me COVID-19.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga ky spital, 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

“56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.