24 të vdekur dhe 323 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 24 njerëz, ndërsa nga 2 mijë e 928 mostra të marra, pozitive kanë rezultuar 323 prej tyre.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 714 pacientë, transmeton KlanKosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut 153 mijë e 137 njerëz kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, janë shëruar 135 mijë e 367, kanë vdekur 5 mijë e 16 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 12 mijë e 754 raste aktive.