34 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 1,800 gjoba të shqiptuara nga Policia

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar gjithsej 34 aksidente trafiku në vend. Prej tyre, 12 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet policore kanë vazhduar kontrollet e shtuara në trafik, ku gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1,896 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se pesë persona janë arrestuar në raste të ndryshme, prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimeve përkatëse gjyqësore.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik