34 raste të reja me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 34 raste me coronavirus, ndërsa 122 qytetarë janë shëruar.

Zemaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin social Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!”, shkruan Zemaj.

Ai ka thënë se situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik, ndërsa ka  përshëndetur vendimin e sotëm të Maqedonisë për hapjen e kufijve pa test PCR.