Tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë brenda 24 orëve

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë nga koronavirusi.

Kurse janë shënuar 34 raste të reja me koronavirus.  

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, njofton IKSHPK-ja.