42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente, prej të cilave 13 kanë përfunduar me persona të lënduar.

Ndërsa, 29 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1191 gjoba.

Po ashtu, policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje. Ndërsa dy persona në vuajtje të dënimi.